Zëdhënësi i Qeverisë thotë se presidentja s’e pranoi Konjufcën në takim si zëvendësim për Kurtin

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV21 ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi. Dreka është caktuar me 10 korrik.

Ai tutje ka thënë se në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar nga Presidentja,  kryeministri Kurti ka sugjeruar që LVV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. ”Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme”.

”Kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi. Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LVV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, tha Kryeziu për RTV21./21Media

Back to top button