Osmani: Veriu vazhdon të jetë sfidë, por ne jemi të vendosur kundër bandave kriminale

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë sfidë për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës. Kështu tha në fjalimin e saj vjetor Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
Ajo shtoi se këto pretendime Serbia i shpreh përmes financimit të strukturave ilegale kriminale.
“Por ne jemi të vendosur si asnjëherë më parë që të krijojmë siguri e sundim të ligjit në çdo cep të territorit tonë.
Bandat kriminale nuk do të mund të mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë edhe atyre në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre në Kosovë.”, tha Osmani.
Ajo i dërgoi mesazh bandave kriminale se do të përballen me drejtësi dhe nga kjo nuk do të hiqet dorë./21Media

Back to top button