Osmani tregon se i ka raportet me Kurtin

Raportet me kryeministrin, Albin Kurti presidentja Vjosa Osmani i cilëson të shkëlqyeshme.
Këtë Osmani e ka thënë në Instagram sonte ku ka zgjedhur tu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.
Një prej pyetjeve të qytetarëve për Osmanin, ishte edhe ajo për raportet e saj me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Të shkëlqyeshme deri tani”, kështu është përgjigjur Osmani.

Njëra ndër pyetjet e bëra kishte të bëjë me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Për çka Osmani tha se është aktive në këtë proces.
“Siç e dini, të gjitha qëndrimet në dialog koordinohen ndërmjet institucioneve tona. Prandaj unë tashmë jam aktive në këtë proces”, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button