Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani,  duke prezantuar projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid – 19, i kërkoi deputetëve që ta votojnë këtë projektligj dhe të vendosin interesin e qytetarëve para politikave ditore.

Për arsye të ndryshme ky ligj është zvarritur që nga marsi, përkundër fakti që ka qenë kërkesë e qartë e Gjykatës Kushtetuese, dhe pastaj që nga prilli kur edhe zyrtarisht është vendosur të procedohet kjo nisme. Deri tani ligji ka mbetur peng i politikave, por shpresoj që tash japim shembull se e vendosim shëndetin para politikave. Ka për qëllim të mbroj shëndetin publik në vend, që të ofroj mundësi për organet e ligjizbatuese që të kryejnë punët e tyre pa e shkelur Kushtetutës dhe ligjet”, tha Osmani.