135 raste pozitive me Covid-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit nga 586 testime të kryera, 135 kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Këtë të premte ka vdekur një person, 58 vjeçar,  i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar rritje, 72 në 24 orë.

Por vijon të mbetet i lartë numri të shtruarve në dy spitalet Covid, plot 122 pacientë, 3 prej tyre në intubim./21Media

Back to top button