Osmani u takua me Komandatin e KFOR-it

Presidentja Vjosa Osmani, u takua me Komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.
Sipas një komunikate për media nga Presidenca, komandanti i KFOR-it e vlerësoi situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën.
Komandanti i KFOR-it informoi Osmanin për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë. Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it.
Gjatë takimit, Osmani diskutoi me Komandantin e KFOR-it për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohëshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre./21Media

Back to top button