Osmani udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

"Navigimi në trazirat ndërkombëtare"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të udhëtojë për në Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Sipas njoftimit në faqen e këtij forumi bëhet e ditur se tema kryesore e cila pritet të diskutohet nga pjesëmarrësit në këtë edicion është kapërcimi i krizave.
Osmani do të jetë paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.
Bashkë me Osmanin penalistë do të jenë edhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS), Paskal Bonifaci dhe Këshilltari i Lartë, Qendra për Dialog Humanitar, Jean-Marie Guéhenno./21Media

Back to top button