Osmani uron 8 marsin: Kujtojmë të gjitha ato gra që u shndërruan në simbol rezistence

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Osmani ka kujtuar të gjitha gratë dhe vajzat të cilat më nuk janë në mesin tonë, e të cilat janë shndërruar në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Back to top button