Vdiq në QKUK një fëmijë si pasojë e një aksidenti në komunikacion

Një fëmijë ka humbur jetën të enjten në QKUK pasi që nuk ka arritur t’i përballojë lëndimeve të marra nga një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 shkurt në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se fëmija ka qenë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë dhe me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç‘rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për Obduksion./21Media

Back to top button