Osmani uron Bajramin: Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Fitër Bajramin.
Duke uruar paqe e begati , ajo ka thënë se kjo festë shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.
Urimi i Presidentes Osmani për Fitër Bajram
Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja.
Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.
Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje.
Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë.
Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?