Kurti uron Fitër Bajramin: Ju përcjelltë shëndeti e mirësia

Kyreministri në detyrë Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Duke uruar shëndet e mirësi, ai ka uruar që edhe agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes
Urimi i plotë
Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia.
Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti.
Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit./21Media