Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Osmani ka thënë se ky muaj duhet të shërbejë si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë.
”Muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin. Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka shkruar Osmani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?