Osmani uron shërim të shpejtë policëve të plagosur në Turqi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritetin me popullin turk dhe presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shprehi shpresën për shërim sa më të shpejtë policëve të lënduar.
Our full solidarity to President @RTErdogan and the resilient people of Türkiye following today’s cowardly terrorist attack in Ankara.
We hope for the swift recovery of the injured police officers. 🇽🇰🇹🇷
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023
Ndryshe Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.