Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Me diasporën në rolin kryesor, vazhdojmë forcimin e lidhjes mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka uruar Ditën Kombëtare zvicëranve.

Osmani në mesazhin e urimit ka thënë se Zvicra është partner i kahershëm i popullit të Kosovës.

“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit @alain_bersetdhe miqtë tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor.”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.

Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone./21Media

Back to top button