Poezia emocionuese që Jakup Krasniqi i shkroi vajzës së tij në ditën e martesës

Vajza e Jakup Krasniqit i ka dhënë fund beqarisë. Gresa në ditën e saj më të lumtur ka pranuar një poezi urimi nga babi i saj i cili po gjykohet në Hagë.

Fjalët e ndjera për vazjën e me urimet më të mira për të, i ka publikuar në Facebook, Gresa.

“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë
Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!

Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “
Jakup Krasniqi 1 gusht 2023” /21Media

Back to top button