Osmani viziton familjen e Rugovës: Në familjen e Presidentit dera është gjithnjë e hapur për miq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Osmani në Facebook ka publikuar disa fotografi, teksa ka shkruar se në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq.

“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button