Osmani viziton QKUK-në dhe Stacionin Policor në prag të Vitit të Ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe Stacionin Policor Qendër me rastin e festës së Vitit të Ri.

Osmani u shpreh se përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve janë burim krenarie për Republikën tonë.

“Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë. Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurtë çdo ditë të vitit”, tha Osmani përmes një postimi në “Facebook”./21Media

Back to top button