Osmani zbulon moton e fushatës

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka zbuluar moton me të cilën planifikon t’i nënshtrohet vullnetit të sovranit.

Osmani në rrjetet sociale ka shpërndarë moton “Guxo”.

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Gjykata Kushtetuese, në muajin dhjetor e shpalli jolegjitime Qeverinë Hoti, dhe vendi aktualisht është në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve./21Media 

Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi…

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, January 1, 2021

Back to top button