Osmani zotohet se do të jetë zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

14 prilli shënon Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Me këtë rast përmes artit e pikturës të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë treguar për dhimbjen dhe stigmën me të cilin u ballafaquan. Këto piktura u ekspozuan në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë ditë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se vajzat, grat e burrat që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës janë shndërruar në rrugëtimin e përbashkët për drejtësi, ku edhe theksoi se drejtësia do të jetë e qëndrueshme vetëm atëherë kur kriminelët që kryen këto krime do të përballen me drejtësi.
Ajo u zotua se do të jetë zëri i viktimave./21Media

Back to top button