Osmani: S`ka gjë më të dhimbshme se kur një shoqëri humb besimin në drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është e gatshme që si presidente e Kosovës të shërbej në zbatim të Kushtetutës së Vendit.
Presidentja po ashtu tha se s’ka gjë më të dhimbshme dhe më dëshpëruese për një shoqëri sesa të humbë besimin në drejtësinë dhe etikën e ligjit
“edhe kur e tashmja mund të sfidohet nga padrejtësia koha e gjen gjithnjë mënyrën e vet për ta sjellë përfundimisht drejtësinë në vend”., shtoi e para e vendit.
“Derisa po e festojmë këtë 15 vjetor shpreh gatishmërinë si presidente e Republikës për të vazhduar që të jemi së bashku në zbatim të Kushtetutës së vendit dhe mbi të gjitha në shërbim të vendit tonë, ashtu siç kërkon Kushtetuta dhe ashtu siç kam vepruar që nga dita e parë”, tha Osmani në në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, që u organizua me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës nga Grupi për Ballkan.
Konjufca: Kushtetua produkt i fazave nëpër të cilat kaloi Kosova
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Kushtetua e Kosovës është projekt ndërkombëtar dhe vendor.
Sipas tij kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër.
“Duhet ta kuptojmë gjithmonë se Kushtetuta e Kosovës ishte produkt i fazave nëpër të cilën kaloi Kosova”, tha ai në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, e organizuar me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës nga Grupi për Ballkan
“Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit kushtetuese, në një farë mënyrë është shumë e nevojshme, pas gjithë të kësaj që kemi kaluar, po shoh se jemi të gatshëm të kalojmë në një fazë të stabiliteti kushtetues, situata tani është më e qartë se sa para 10 viteve”, shtoi ai./21Media