OVL e UÇK-së i bashkohet protestës kundër vizitës së Trendafilovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), do t’i bashkohet protestës së organizuar për të kundërshtuar vizitën e Ekaterina Trendafilovës. Kjo protestë do të mbahet të mërkurën.
Kjo u bë e ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku.
i përmes një postimi në rrjetet sociale tha ndër tjerash se roli i kryetares së një Gjykate nuk është që të edukoi shoqërinë civile e mediat.
“- Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se njerëzit mbahen pengje që dy vite në paraburgim atje;
– Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në.
Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar më 21.09.2022 (e mërkurë), ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e znj. Ekaterina Trendafilova.”, shkroi Klinaku në Facebook.
Kjo protestë është organizuar nga Partia Socialdemokrate. Kryetari i këtij subjekti politik Dardan Molliqaj ditë më parë përmes një konference për media ka thënë se më 21 shtator në orën 10:00, PSD do të mbajë protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova dhe kësaj gjykate./21Media

Back to top button