OVL e UÇK-së reagoi për vrasjen e Qerim Kelmendit

Kërkohet që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot reagoi ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit.

“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, bëhet e ditur në reagimin e OVL UÇK-së.

Sipas saj, kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve të të ndjerit Qerim Kelmendit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button