OVL-UÇK: Nëse e votoni Projektligjin për pagën minimale do të ketë pasoja

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit të Kosovës, se do të përballen me pasoja nëse e votojnë Projektligjin për pagën minimale.
Klinkau ka paralajmëruar edhe protesta, por jo për nesër pasi siç tha është është kohë e shkurtër për organizim.
“Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Nuk mund të organizojmë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që kur ju thërrasim të dilni sa më masovikisht. Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar Klinaku.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së i ka bërë thirrje edhe deputetëve të pozitës dhe opozitës të mos e miratojnë Projektligjin për pagën minimale që sipas tyre është diskriminues ndaj kategorive të luftës.  Nëse votohet Klinaku ka paralajmëruar se do të ketë pasoja.
“Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria. Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar ai.

Back to top button