Pa gola pjesa e parë mes Danimarkës dhe Tunizisë

Ka përfunduar pa asnjë gol të realizuar pjesa e parë e ndeshjes së Kampionatit Botëror ndërmjet Danimarkës dhe Tunizisë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin D, pjesë e të cilit janë edhe Australia dhe Franca.
Nuk pati raste të pastra shënimi nga asnjëra palë gjatë 45 minutave të para, edhe pse ishin danezët ata që e kontrolluan më shumë ritmin e lojës.
Pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për këtë ballafaqim.
Danimarkë-Tunizi, formacionet zyrtare
Danimarka do të bëjë paraqitjen e saj të gjashtë në fazat finale të Kupës së Botës pas një fushate pothuajse perfekte kualifikuese, pjesërisht falë një mbrojtjeje që pësoi vetëm tre gola, totali më i ulët i çdo skuadre.
Federata daneze ishte kundër organizimit të turneut në Katar, por trajneri Kasper Hjulmand tha se ekipi i tij tani do të përqendrohet në futboll pasi FIFA i ndaloi ata të stërviteshin me fanella që mbanin mesazhin “Të drejtat e njeriut për të gjithë”.
Danezët sot nga ora 14:00 do të ballafaqohen me Tunizinë në kuadër të grupit D, ku bëjnë pjesë edhe Australia dhe kampioni aktual, Franca.
Formacionet zyrtare:
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Delanay, Dolberg, Eriksen, Hojbjerg, Kjaer, Kristensen, Maehle, Olsen.
Tunizia: Dahman, Abdi, Bronn, Drager, Jobali, Laidouni, Meriah, Msakni, Skhiri, Slimane, Talbi.

Back to top button