Hill për targa: SHBA e sinkronizuar plotësisht me BE-në

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se edhe Kosova edhe Serbia duhet të jenë fleksibile për të arritur një zjgidhje.
Ai këto deklarata i bëri pas takimit me presidentin serb , Aleksandar Vuçiq.
Hill tha se me Vuçiqin folën për zhvillimet e djeshme në Bruksel dhe shtoi se nukd o t’i vlerësonte bisedimet e djeshme si të dështuara.
“E inkurajova presidentin Vuçiq që të vazhdojë përfshirjen e tij konstruktive në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Mirosllav
Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje”, tha Hill.M
Më tej Hill tha se SHBA-të e vlerësojnë lartë punën që BE-ja po bën në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Hill foli edhe për shtyrjen 48 orëshe të fillimit të zbatimit të masës së gjobave për targat ilegale, teksa tha se BE-ja tashmë e ka bërë të qartë se nevojitet shtyrje më e madhe dhe se SHBA është plotësisht e sinkronizuar me Bashkimin Evropian.
Hill u deklarua edhe rreth shtyrjes për 48 orë të zbatimit të gjobave për targat ilegale. Tha se sa i përket kësaj çështje SHBa është e sinkronizuar me BE-në.
“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se nevojiten më shumë se 48 orë, se do të donin t’i shtonin kësaj edhe 363 ditë të tjera. Ne (SHBA) jemi plotësisht të sinkronizuar me BE-në”/21Media

Back to top button