Pa konsultim me komunat miratohet ndryshimi i ligjit për vetëqeverisje lokale

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) miratoi plotësim ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që ky proces të shtyhet derisa kryetarët të certifikohen dhe të japin betimin në mënyrë që pastaj të ketë konsultime me kryetarët.
Sipas reagimit të AKK-së, mund të konstatohet që Komunat e Kosovës në këtë proces të plotësim ndryshimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nuk janë konsultuar dhe nuk është marrë mendimi i tyre dhe se kjo në fakt është e pakuptimtë dhe e papranueshme, sepse si mund të ndryshosh një ligj që ka të bëjë me pushtetin lokal e nuk konsultohen Komunat e Kosovës.
“Kryetarët e Komunave sot në konsultime me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve qendrore që të ulen e të diskutojnë me Komunat e Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin interesat e komunave e në këtë rast ftojmë Parlamentin e Republikës së Kosovës që të konsultojë komunat para se ta miratoj ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ligj i cili prek dhe duhet të zbatohet nga vetë Komunat”, thuhet në postimin e tyre./21Media

Back to top button