“Pa Vend”, por i artë, çfarë i dhuroi Samir Karahoda Kosovës?

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa Vend” i regjisorit shqiptar, Samir Karahoda, ndryshoi kahjen e kinematografisë shqiptare, duke i bërë vend Kosovës në hapësirat më prestigjoze në botë sa i përket kulturës/filmit.
Fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, “Pa Vend” është një film veç 15 minuta.
Kasti i aktorëve i përbërë nga Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi, e Rifat Rifati, në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur, dy lojtarë vendas enden nga një vend i panjohur në tjetrin, duke mbajtur me vete të vetmën pronë të klubit, tavolinat e tyre.
Kaq bëri që “Pa Vend” të rënditet në listen e filmave për të fituar çmime ndërkombëtare.
Në edicionin e 34-të të “European Film Awards” që u mbajt më 11 dhjetor, Akademia Evropiane e Filmit kishte shpallur nominimet për kategorinë e çmimeve “EUROPEAN SHORT FILM 2021”.
“Pa vend”, “Bella”, “Easter Eggs”, “In Flow of Words”, “My uncle tudor nanu tudor”, ishin filmat e nominuar në këtë kategori.
Programi i filmit të shkurtër u organizuar nga Akademia Evropiane e Filmit në bashkëpunim me një sërë festivalesh filmi në të gjithë Evropën.
Ndërkaq, Qendra Kinematografike e Kosovës(QKK) kishte njoftuar se filmat “Zgjoi”, “Virgjëreshat shqiptare” dhe “Luaneshat e Kodrës” kanë trimufuar në Varshavë, ndërsa filmi “Pa vend” në Qipro, ku ka fituar Çmimin Filmi më i Mirë i Shkurtë, duke i vënë edhe një çmim në listen fituese, filmit të metrazhit të shkurtër të Samir Karahodës.
”Pa vend”, arriti të marrë çmimin kryesor ”IMDB Pro Short Cuts”, në njërin ndër festivalet më të rëndësishme në botë, ”Toronto International Film Festival”.
Me këtë çmim ”Pa vend”, zyrtarisht u kualifikua për kategorinë e filmit të shkurtër Oscars 2022.
Regjisori Karahoda në një video të dërguar festivalit dhe audiencës, ndër të tjera ka thënë se këtë çmim ia dedikon të gjithë sportistëve dhe talentëve të rinj të Kosovës, pasi kjo është tema që trajton ky film.
Sipas jurisë së Festivalit, gara është dalluar nga një përzgjedhje e fortë e filmave.
Filmi ”Pa vend” është shfaqur fillimisht në Kanë dhe është ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani.
Gjithashtu, ishte shfaqur në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe ka garuar për ”Palmën e Artë”.
Qendra Kinematgrafike e Kosovës ka bërë të ditur se prezent në premierë ishte edhe Kryeministri, Albin Kurti i cili ka shkuar në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova “Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”dhe në bashkëprodhim me Kosovën që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.
Edhe pse nuk u bë publike gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, juria ndërkombëtare e Cinéfondation dhe e filmave të shkurtër e përzgjodhi filmin “Pa Vend” si kandidat i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit.
Siç ishte bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga producenti i këtij filmi Eroll Bilibani, juria e përbërë nga Sameh Alaa (Egjipt), Kaouter Ben Hania (Tunisi), Carlos Muguiro (Spain), Tuva Novotny (Suedi), Nicolas Pariser (Francë) dhe Alice Winocour (director/writer, Francë) e kanë përzgjedhur filmin “Pa Vend” si filmi më i mirë evropian në konkurrencën zyrtare e që do jetë kandidat i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Europiane të Filmit.
“Pa Vend” tani ishte bërë kandidat për nominim në kategorinë “Film i Shkurtër Evropian” në European Film Awards 2021.
Qendra Kinematgrafike e Kosovës ka bërë të ditur se prezent në premierë ishte edhe Kryeministri, Albin Kurti i cili ka shkuar në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova “Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”dhe në bashkëprodhim me Kosovën që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.
Në natën e dytë të Festivalit DokuFest ishte shfaqur premiera e filmit ”Pa vend.
Lajmin e kishte bërë të ditur ish-kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili i ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e insitucioneve që kanë qenë të pranishëm në ditën e dytë të Festivalit.
”Në pritjen e organizuar nga Komuna e Prizrenit në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit DokuFest! Falënderoj mysafirët, përfaqësuesit e institucioneve, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare e vendore që na u bashkëngjitën në ditën e dytë të Dokufest-it, ku u mbajt edhe premiera e filmit ”Pa Vend”, i Samir Karahodës, i cili në bëri krenar të gjithëve, duke garuar për ”Palmen e Artë” në Festivalin e Filmave në Kanë”, kishte shkruar Haskuka në Facebook.
Pas Kanës, Torontos dhe Nominimit për Filmin më të mirë të shkurtër Evropian, “Pa Vend” tashmë kishte arritur të përzgjedhet edhe në festivalin e madh të “Sundance”.
Lista e sukseseve të kineastëve kosovarë në festival ndërkombëtare është e gjatë. Vetëm deri në 2015 filmat kosovarë kishin arritur të fitonin afër 200 çmime ndërkombëtare.
Regjisori, Samir Karahoda filloi punën si fotograf në vitin 1992. Në vitin 2003 përfundoi studimet për fotografi në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin Mimar Sinan në Stamboll.
Përveç punës së tij si fotograf, ai është edhe kinematograf, tutor dhe kurator i programit të filmave të shkurtër në DokuFest./21Media

Back to top button