“Pa Vend” triumfon në Sundance Film Festival

“Pa Vend” nga Samir Karahoda fitoi çmimin e jurisë si “filmi më i mirë i shkurtër dokumentar” në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance.
Juria e filmave të shkurtër përbëhej nga: Penelope Bartlett, Kevin Jerome Everson, dhe Blackhorse Lowe.
“Xhiruar dhe montuar me mjeshtëri, me një ndjeshmëri sfilitëse që e bën atë pothuajse të ndihet si film narrativ, ky vëzhgim delikat, i saktë i një komuniteti të vendosur për të pasur sukses dhe të shkëlqejë në sportin e tyre të dashur, pavarësisht mungesës së burimeve, apo edhe një vendi për t’u mbledhur për lojë, flet fuqishëm për qëndrueshmërinë njerëzore”, deklaroi juria për filmin kosovar.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, “Pa Vend” u shpall “filmi më i mirë i shkurtër” edhe në “Triste Film Festival”./21Media

Back to top button