Pacolli besnik ndaj koalicionit

Pacolli u shpreh se askush nuk mund ta lëkund kompaktësinë e AKR-së

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur se AKR i qëndron besnike koalicionit me të cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje.

Ai  në një postim ka shkruar se kompaktësia e AKR-së nuk lëkundet. “Jam shumë i lumtur që këtë mbrëmje të bukur po e kalojë me familjen time. Jemi mësuar me konspiracione, AKR i qëndron besnike koalicionit me të cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje. Askush nuk mundet me e lëkund kompaktësinë e AKR-së. Na priftë e mbara!” ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button