Pacolli hap fond për të ndihmuar të prekurit nga termeti në Turqi dhe Siri

Lideri Aleancës Kosova e Re dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka hapur fondin “Gofundme”, për të ndihmuar fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Ai u ka bërë thirrje shqitparë që të ndihmojnë familjet e prekura nga termeti që la mbi dhejtëra miëra mijë persona të vdekur d në disa qytete të Turqisë si dhe mbi 3 mijë viktima e shumë të plagosur në Siri.
“Duke ndjekur zhvillimet në Turqi dhe Siri pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi, mendoj se edhe ne shqiptarët duhet të ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre. Unë sonte kam hapur një fond transparent për këtë qëllim përmes Gofundme.”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.
Numri i të vdekurve nga tërmeti i të hënës në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 20 mijë persona./21Media

Back to top button