Pacolli i nis Presidentë e Kryeministra të Shqipërisë drejt Hagës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko janë nisur për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vjetësh në paraburgim.

Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje.

Pamje teksa po hipin në aeroplan Majko e Topi ka publikuar Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit.

Pacolli ka planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i takuar katër ish-krerët e UÇK-së./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button