Pacolli i përgjigjet deputetit të pozitës: Shtëpia ime funksionon me energjinë e Zotit…

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, sot i reagoi deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashës, i cili siç u shpreh Pacolli, ai tha: Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë.
Kreu i AKR-së e siguroi deputetin e pozitës se shtëpia e tij funksionon me energji eficente-alternative.

“Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e
siguroj kolegun tim deputet se;
“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk keni pretendime tjera , më duhet t’ju ​​zhgënjej…
“shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th. me energji
eficente-alternative.”, shkroi Pacolli në Facebook./21Media
Back to top button