Anulohet edhe një tjetër shfaqje, Teatri Oda bën të ditur arsyen

2 min read

Anulimi i shfaqjeve nëpër teatrot vendore nuk është aspak e rrallë tashmë. Së fundmi, nga faqja zyrtare e Teatrit Oda njoftuan se u anulua edhe shfaqja “Stiffler”.

Sipas njoftimit, “Stiffler” u anulua për shkak se njëri nga aktorët që luan në shfaqje ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Stiffler” ishte paraparë të mbahej më 25 janar.

Kujtojmë që, “La Rrem” ishte anuluar dy herë të tjera në muajin janar, një herë për shkak se njëri nga aktorët rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe herën e dytë në mungesë të ngrohjes së qytetit.

Edhe shfaqja “Pornography” ishte anuluar në mungesë të ngrohjes në teatër.

Pas kësaj, “Lela&Co” gjithashtu ishte anuluar në mungesë të energjisë elektrike.

“Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, ishte anuluar për të njëjtën arsye si “Lela&Co”, në mungesë të energjisë elektrike, ishte pamundësuar që të mbahej repriza e shfaqjes.

Përmes një postimi në Facebook, aktorja Shengyl Ismaili kishte shprehur shqetësimin në lidhje me këtë situatë.

“Byfeja e TEATRIT asht…s’po shihet asgjë, s’ka RRYME!

Nji gote vere t’bardhe e kam perpara, prap s’po shihet asgjë, s’ka RRYME!

Perballe kam disa foto te aktoreve, qe mbajten gjalle kete vend…mezi po i shoh s’ka RRYME!

Thashe t’vi t’boj pak ART, po s’ka RRYME!

RRYME…

RRYME…

RRYME..

Sonte ishte repriza e fundit e shfaqjes”TE VDEKURIT MBAJNE ZI PER ATDHEUN”, kerkoj falje qe nuk na e mundsuan me e shfaqe per JU…se s’ka RRYME!

KOSOVA SHTET, TASH E 13 VJET, PO S’PO SHIHET ASGJE, SE S’KA RRYME!”, ishte shprehur Ismaili./21Media