Pacolli i reagon Tahirit për “çelësat në dorë”

Pas deklaratave të deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri se qeveria e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë, ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli
Sipas pacollit “këta” siç i ka quajtur, janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.
“Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë.
E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi.”, ka shkruar Pacolli.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti asnjë ligj që ndikon në jetën e qytetarëve.
“Të prezantohen 27 ligje në periudhën janar-mars dhe t’i sillni vetëm 9 ligje, ndërsa 18 prej tyre mos me qenë askund është dështimi, turpi dhe mos efikasiteti i një qeverie. Të nderuar ministra dhe kryetar i Kuvendit, LVV-ja e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë dhe 2.1 miliardë euro, me 117 njohje, ushtri dhe polici, me vendimin e GJND-së dhe me konsolidim të policisë. Populli kërkon prej tyre t’i kryeni këto punë, asnjë ligj që prek jetën e qytetarit nuk e keni bërë”, ka deklaruar ai në foltorën e Kuvendit./21Media

Back to top button