Pacolli në Londër, flet për dinamikën rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë

Pacolli pjesëmarrës në Samitin e Londrës

Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli në samitin e  “Procesit të Berlinit”, i cili po mbahet në Londër ka marrë pjesë në panelin diskutues me shoqërinë civile, ku është diskutuar lidhur me përmirësimin e perspektivës së rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Pacolli me këtë rast, siç ceket në komunikatë ka theksuar rëndësinë e forcimit të rinisë në vetvete dhe rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë me institucionet qeveritare në adresimin e shqetësimeve të tyre drejt përmirësimit të perspektivës përmes krijimit të kushteve më të mira për edukim, punësim, etj.

Pacolli, gjithashtu ka shprehur kënaqësinë e tij për dinamikën pozitive të rinisë kosovare dhe kontributin e saj në ndërtimin e vendit dhe lidhjeve të mëtutjeshme me njerëzit e rajonit dhe më gjerë.

“Përmes kreativitetit të saj, rinia kosovare duhet të vazhdoj të ndjek rrugën e saj dinamike dhe të mbaj gjallë shpresën dhe guximin për ndryshime pozitive. Ardhmëria është e tyre”, ka thënë ai.

Ndryshe, ministrat e Punëve të Jashtme në sesionet e pasdites do të diskutojnë për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal dhe çështjet bilaterale./21Media

Back to top button