Pacolli: Perspektivën e Kosovës e definon vetëdija e qytetarëve

”Të ecim përpara, do të fitojë e drejta , fitorën për përspektivën e Kosovës do ta definoj vetëdija e qytetarëve”

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se fitoren për perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur i bindur se do të fitojë e drejta dhe se skena politike kosovare është ajo që pamë mbrëmjen e kaluar.

“Skena politike ne Kosovë eshte kjo që e përjetuam natën e kaluar, në orët e vona. Të ecim përpara, do të fitojë e drejta , fitorën për përspektivën e Kosovës do ta definoj vetëdija e qytetarëve. Na priftë e mbara…!”, shkruan i pari i AKR-së.

Ndryshe partia e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Back to top button