Pacolli: Do ta ndihmoj kryeministrin Hoti me gjithë potencialin tim

Pacolli tha se Hotin e don vendlindja,sipas tij pra e don Kosova

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli mori pjesë në Ratkoc, vendlindjen e kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, në tubimin hapjes së fushatës.

Duke marre fjalën i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se atë që e do vendlindja, e do edhe Kosova.

“Hotin e don vendlindja. Pra e don Kosova. Unë do ta ndihmoj atë me gjithë potencialin tim, që qeveria që ai do të udhëheqë, të jetë qeveria më e suksesshme e Kosovës. Ai është zgjidhja më e mirë. E drejta vonon, por nuk harron. E drejta është me ne ketë herë”, ka thënë Pacolli, në ketë tubim./21Media

Back to top button