Pacolli thotë se njohja e Serbisë jo kushtimisht i nevojitet Kosovës

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, sonte në “Click” të RTV21 tha se prej dy intervenimeve në Veri s’kemi përfituar asgjë. Ai tha se Kosova vetëm i ka dhënë Serbisë mundësinë që të viktimizohet.

Pacolli u shpreh se para intervenimeve në Veri të vendit është folur më pak për Asociacionin.
Ndër të tjera, ai deklaroi se njohja e Serbisë jo kushtimisht i nevojitet Kosovës./21Media

Back to top button