Pacolli: Zvonko Veselinoviçin e kam parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga anëtarët e grupit të Zvonko Veselinoviçit, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje kanë vënë sanksione, duke i bërë përgjegjës për trafikim të mallrave, të parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në Click të RTV21, Pacolli ka treguar se Zvonko Veselinoviçin e ka parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës, rreth dy vjet më parë.

Tutje, kreu i AKR-së ka theksuar se sanksionet ndaj Veselinoviçit  dhe grupit të tij janë një veprim i drejtë nga ana e SHBA-së./21Media

Back to top button