Zbogar: Integrimi evropian është projekti më i suksesshëm për paqe

Sipas Zbogar, tregimi evropian ka të bëjë me demokracinë

Euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zbogar, deklaroi se integrimi evropian është projekti më i suksesshëm i paqes në histori, për çka Bashkimi Evropian mori edhe Çmimin Nobel për paqe, shkruan tv21.tv

Ai deklaroi se tregimi evropian ka të bëjë me demokracinë, solidaritetin dhe lirinë, por edhe për barazinë, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë, vlera këto për të cilat duhet të luftojmë dhe t’i kultivojmë.

Zhbogar mori pjesë në hapjen e organizimit të quajtur “60 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Romës – Problemet dhe sfidat e reja për BE-në”, në korniza të shënimit të Ditës së Evropës të organizuar nga Qendra për të dhëna dhe informacione të BE-së dhe nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni./21Media

Back to top button