Pagat e TRUST-it nivelizohen me ato të BQK-së

Nivelizimi i pagave bëhet pas debatit 10 vjeçar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht nivelizohen me ato të BQK-së.

Abdixhiku ka shkruar se ky nivelizim po bëhet pas 10 vjet debat.

“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelizohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimom e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, do të ishte mirë që shembulli i tillë të ndiqej edhe nga qeveria dhe institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër.

Back to top button