Kaloni te përmbajtja kryesore

“Pagat e vogla i kanë hapur ordinancat private”

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili

Duke biseduar për pagat e mjekëve, dhe si pagat e vogla kanë pasur mundësi të ndikojnë tek korrupsioni, ministri Ismaili deklaroi se pagat e vogla kanë ndikuar në hapjen e shumë ordinancave private.

Sipas tij korrupsioni ka lindur nga njerëzit e caktuar që kanë tentuar ta shfrytëzojnë spitalin për interesat e tyre, shkruan rtv21.tv.

Sipas Ismailit mjekësia është një biznes gjithkund në botë, mirëpo biznes legjitim, e jo të bëhet kushtëzim i shërbimit me para e vizita në ordinanca private.

Ministri deklaron se korrupsioni nuk ka të bëjë me pagë, pasi nëse dikush nuk është i kënaqur me pagën mund ta lëshojë punën./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button