Pahor i shkruan BE-së, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një letre dërguar kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel në Bruksel, ka kërkuar që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.
Kërkesën ai e ka bërë përmes një letre dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ndërsa dorëzimin e saj e konfirmoi sot në fjalimin e tij në forumin e Prespës, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kroati, Zoran Milanoviq, malazezi, Milo Gjukanoviq dhe veri-maqedonasi, Stevo Pendarovski.
“Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave në qershor dhe Kosova të marrë liberalizim vizash.  Besoj se të dyja kërkojnë vetëm vullnetin politik të shteteve anëtare, si të tre shtetet plotësojnë të gjitha kushtet për të thënë.  Dua gjithashtu një proces më të shpejtë negociues me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në përfundim të letrës së presidentit slloven, Borut Pahor dërguar kryetarit të kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel në Bruksel.
Pahor tutje  ka shprehur shqetësim të veçantë për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Jam i bindur se është e domosdoshme që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit pa kushte.  Natyrisht, BiH duhet të plotësojë kushtet, por rendi duhet të jetë i ndryshëm – kështu që së pari statusin e kandidatit dhe më pas plotësimin e kushteve.  Sipas mendimit tim, kjo do t’i forconte forcat pro-evropiane në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe dinamikat e përshtatjes së brendshme me normat evropiane”, ka shkruar Pahor./21Media

 

Back to top button