Pahor për TV21: “Ballkani i Hapur” është një nismë e mirë!

“Është një iniciativë e mirë. Ndoshta isha i vetmi politikan evropian që në 2019 jo vetëm që e mbështeta atë iniciativë, por edhe unë isha aty ku ai lindi, në Novi Sad. “Kam marrë një ftesë nga presidenti Vuçiq, nga Zaev, nga kryeministri shqiptar Edi Rama”, tha presidenti slloven Borut Pahor për “Ballkanin e Hapur” në një intervistë eskluzive për TV21.
Ai shtoi se kjo nismë nuk është alternativë ndaj zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por një ide në kontekstin e Procesit të Berlinit.
“Por ndryshimi është se të gjitha referencat nga procesi i Berlinit kanë ardhur nga vullneti politik autonom i vendeve pjesëmarrëse në nismë. Unë thashë se shpresoj që një ditë të hyjë Mali i Zi, një ditë ta shohim Kosovën atje dhe në fund Bosnjë-Hercegovinën. Dhe nëse kjo ndodh, mendoj se do të jetë mirë. Jo sepse do të ishte një alternativë për BE-në, por sepse do ta bënte atë pjesë të Evropës më tërheqëse për Bashkimin Evropian”./21Media

Back to top button