Pajaziti: Shteti po funksion pavarësisht sfidave

Po mbahet seanca e Kuvendit ku po shqyrtohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë tha se nuk është i lumtur që sot po flasin për këtë qështje, por u shpreh se më i lumtur do të ishte po të prezantonin diçka tjetër.

”Sot jemi mbeldhur këtu për një mocion të nënshkruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kosova ka pasë momente të tilla edhe më të renda, është mirë që jemi shtet normal që përkundër atyre që shtetin e Kosoveë ta prezantojnë si të dështuar, fatkeqësisht edhe të atyre të vendit, shteti po funksion pavarësisht sfidave”, tha ndër të tjera Pajaziti.

Pajaziti tha se kryeministri Mustafa nuk ishte mirë që prezantoi vetëm bashkëpunëtorët tij dhe jo që siç tha të përfaqësoj kryeministrin e një vendi. “Ky mocion është sepse ka ngecje evidente në zhvillimin e vendeve të reja të punë, ngecje drejtëperdrejt që lidhen me përgjegjësitë tona. Sa të rinjë kanë pritur që të lëvizin lirshëm, kemi pas sfida për transformim të FSK-së në ushtri. PDK ka pasur përpjekje të arrijmë marrëveshje dhe kordinim dhe nuk kemi kemi pas një kordinim të tillë”, tha ai. “Ju ftoj ta përkrahni këtë vullnet”, duke aluduar në vullnetin e qytetarëve, e përmbylli fjalimin Pajaziti.

Ndryshe, mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma-s për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së./21Media

Back to top button