Pajisja me dokumente personale, MPB del me njoftim të rëndësishëm

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka njoftuar se situata e furnizimit me dokumente personale ka nisur të stabilizohet, pasi është pranuar kontingjenti i ri i dokumenteve blanko, kështu ka bërë të ditur 
Në njoftimin e së MPB-së u tha se qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, kurse po vazhdon pajisja me dokumente personale për qytetarët të cilët janë në pritje sipas renditjes.
Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë këtyre muajve”, thuhet në njoftimin e MPB-së./21Media
Back to top button