Pajtim Statovci fiton Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë në Berlin

Autori me prejardhje nga Kosova e me shtetësi finlandeze Pajtim Statovci dhe përkthyesi i tij Stefan Moster kanë marrië Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë me vlerë 35 mijë euro nga Shtëpia e Kulturave Botërore (HKW) dhe Fondacioni Elementary Particles. Ata po nderohen për romanin “Macja ime Jugosllavia”, e cila u botua këtë vit nga Luchterhand Literaturverlag, shkruan Die Zeit, përcjell portali rtv21.tv

“Macja ime Jugosllavia” është një roman idiosinkratik, lehtësisht i aksesueshëm nga ana gjuhësore dhe megjithatë i mbushur dendur me të gjitha kompleksitetet që duhet të ofrojnë botët emocionale njerëzore,” tha juria në deklaratën e saj.

Statovci u lind në vitin 1990. Në moshën dy vjeçare u shpërngul nga Kosova në Finlandë me prindërit e tij shqiptarë. Autori jeton në Helsinki dhe studioi letërsi krahasuese. Moster, i lindur në Mainz në vitin 1964, jeton si autor dhe përkthyes në Berlin.

Çmimi për letërsinë bashkëkohore të përkthyer, që jepet për herë të 16-të, përbëhet nga 20 mijë euro për autorin dhe 15 mijë euro për përkthyesin.

Diskutimet e fundit për punën e jurisë ka pasur vitin e kaluar. Duke cituar punën konfidenciale të komisionit, dy ish-anëtarë jurie pretenduan në gazetën javore “Die Zeit” se çmimi i vitit 2023 nuk bazohej në kritere letrare, por më tepër në kritere politike. Shtëpia e Kulturave Botërore e hodhi poshtë këtë. Arsyeja e nominimit të titujve ishte cilësia e tyre e jashtëzakonshme letrare./21Media

Back to top button