Kaloni te përmbajtja kryesore

Mickoski në SHBA u takua me Grenellin: Darkë e frytshme dhe miqësore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në kuadër të vizitë së tij në SHBA ka takuar ish të dërguarin e posaçëm të administratës së Donald Trump për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, shkruan TV21.

Mickoski thotë se me Grenell kanë pasur një darkë të frytshme.

“Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, një diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe një ekspert i mirë i situatës në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i ligjit, tema për thellimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Mickoski./tv21.tv

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button