“Pajtimi dhe falja kur të ndëshkohen kriminelët”

Prezantohet hulumtimi “Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës”

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka prezantuar hulumtimin “Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës”, i cili zbërthen konceptin e pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve nëpërmjet një pikëpamje autentike të qytetarëve të Kosovës.

Drejtoresha e QHDP, Besa Kabashi-Ramaj tha se ky projekt është pjesë e një projekti dy vjeçar, ideja e realizimit është nis prej faktit se në Kosovë nuk ka pasur ndonjë hulumtim se si e sheh populli konceptimin e pajtimit.

Ky hulumtim të shfrytëzohet dhe të vendoset si bazament për pajtimin kurdo që të ndodh.

Sipas argumenteve që janë prezantuar në këtë hulumtim shkaktari kryesor i burimit të konfliktit është Serbia.

Hulumtuesja Yllka Buzhala thotë se të anketuarit konceptin e pajtimit e shohin si kompromis dhe se komponentja kryesore për pajtim arrihet me anë të zhvillimit ekonomik.

Vënia e drejtësisë dhe ndëshkimi i kriminelëve është parë si parakusht për pajtim dhe falje.

Realizimi i hulumtimit është mbështetur nga Charles Stewart Mott Foundation, ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Back to top button