Vazhdon seanca e pestë në kuvendin e Maqedonisë

Pritet zgjedhja e ministrave në Maqedoni

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot po vazhdon me seancën e pestë në të cilën pikë e rendit është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë.

Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE-ja u zhvendos si e fundit në rendin e ditës të seancës me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat.

Para se të debatojnë për zgjedhjen e zëvendësministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për sjelljen e ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilin kërkohet vazhdim i pushimit të lindjes./21Media

Back to top button